Flash News

KRYESORE

U kapën me ‘fabrikë kanabisi me vlerë 412,000 paund’, sa u dënuan nga gjykata dy emigrantët shqiptarë

U kapën me ‘fabrikë kanabisi me vlerë 412,000 paund’,

Dy shqiptarë, emigrantë të paligjshëm janë arrestuar pranë Uellingtonit, pasi akuzohen se drejtonin një fabrikë kanabisi vlera e së cilës shkonte në 412,000 paund.

Arrestimi i tyre u krye në 22 shkurt.

Orgito Asllanaj dhe Koi Cunaj u kapën pasi policia hyri me forcë në vendin ku mbahej lënda narkotike, një vend i siguruar me derë çeliku, e ndarë në shtatë dhoma për kultivimin e kanabisit, shkruajnë mediat e huaja.

Bimët e kanabisit ishin në tre faza të ndryshme të rritjes për të krijuar një linjë prodhimi të vazhdueshme të afta të rriteshin nga 13 në 41 kilogramë kanabis gati çdo disa muaj.

Asllanaj, vjeç 29 dhe Cunaj, vjeç 43, të dy pa vendbanim të rregullt, pranuan prodhimin e kanabisit dhe të dy u burgosën për një vit nga gjyqtari David Evans në Gjykatën Exeter Crown. Ata të dy do të deportohen si emigrantë të paligjshëm kur të mbarojnë dënimet.

Të fundit