Flash News

KRYESORE

U kapën në Roterdam me heroinë, arrestohen tre shqiptarë, mes tyre edhe një grua

U kapën në Roterdam me heroinë, arrestohen tre shqiptarë,

Tre shqiptarë janë vënë në pranga pas një operacioni antidrogë në Roterdam të Holandës mes tyre dhe një grua.

Mediat vendase shkruajnë se policia ishte vënë në ndjekje të një makine të dyshimtë e cila ishte parkuar poshtë një pallati dhe pranë kësaj makine është afruar një automjet me targa franceze.

Kur makina që drejtohej nga shqiptare u nis drejt autostradës policia e ndaloi dhe nga kontrolli u gjetën 6.5 kg heroinë.

Më pas u vendosën të kontrollohen dhe dy banesa të tjera ku u gjetën dhe 700 gram kokainë si dhe një armë.

Mediat vendase nuk japin emër por kanë bërë me dije se shoferi shqiptar që u arrestua ishte 45 vjeç.

Në pranga ka rënë dhe një shqiptare 23 vjeç dhe shqiptari tjetër 45 vjeç.

Të fundit