Flash News

KRYESORE

U karantinuan në shtëpi, babai dhe vajza me koronavirus shfaqin komplikacione dhe nisen drejt Tiranës

U karantinuan në shtëpi, babai dhe vajza me koronavirus shfaqin

Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e dy personave të një familje në Dërmenas të Fiërit të cilët prej ditësh ishin karantinuar në shtëpinë e tyre. Mësohet së babai dhë vajza kanë shfaqur komplikacione me shëndetin, ndërsa janë nisur më autoambulancë drejt spitalit infektiv në Tiranë.

Ndërkohë pranë spitalit të Fierit kanë mbërritur edhe ekipet e ISHP për të marrë tamponet për 17 mjekë, infermierë dhe sanitarë të këtij spitali të cilët ishin vetëkarantinuar prej disa ditësh, pas kontaktit që kanë pasur me një 61 vjecare, e cila kishte fshehur faktin që kish qenë në Itali, ku dhe mund të jetë infektuar.

Po ashtu spitali i Fierit u bëri thirrje qytetarëve të paraqiten menjëherë, me një kartë identiteti në rast se kanë pasur lëvizje jashtë shtetit.

Në Fier zyrtarisht deri tani janë deklaruar 6 raste me koronavirus.

E gjithë Shqipëria është izoluar, ndërsa nga dje Rama paralajmëroi gjobë edhe për qytetarët që lëvizin me këmbë pas orë 18:00.

Të fundit