Flash News

KRYESORE

“U kemi dhënë listën, ekstradojini”, kërkesa e ministrit turk gjatë vizitës në Tiranë dhe përgjigja e Bushatit

Një valë reagimesh kanë ardhur që në ditët e para të vitit të ri, pas vendimit për ekstradimin drejt Turqisë të shtetasit Harun Çelik, i akuzuar nga autoritetet atje si anëtar i lëvizjes “FETO”.

Kjo lëvizje ka ardhur për herë të parë nga Shqipëria dhe më shumë se një vit pas vizitës së ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu (në tetor 2018) në Tiranë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gjatë kësaj vizite, zyrtari turk, përfaqësues i qeverisë së Erdogan, insistoi në mbylljen e shkollave 'gyleniste' në Shqipëri dhe ndalimin e veprimtarisë së organizatës FETO, e shpallur terroriste nga Ankaraja zyrtare.

“Ka një strukturë “Fetoiste” tepër serioze në Shqipëri, në çdo fushë. Si në vendet e tjera ata kanë përdorur sidomos sistemin arsimor, kanë depërtuar shumë mirë dhe brenda në sistemin shtetëror. Nuk mund të hedhim më hapa të tjerë. Kjo organizatë terroriste është një kërcënim i hapur dhe i madh edhe kundër Turqisë. Ata nuk janë vetëm, e di mirë sesi veprojnë ata. E dimë që këtu ka elementë të FETO-s dhe ne presim diçka nga Shqipëria mike. Ne presim që të mbyllen institucionet që zhvillojnë veprimtari anti-turke në Shqipëri. Ne i kemi përcjell në një mënyrë të qartë të gjitha kërkesat. Hapat që duhen hedhur për eliminimin e FETO-s këtu. Eliminimin e veprimtarisë kundër Turqisë që zhvillohet këtu. Ne gjithmonë kemi dhënë lista me emrat e tyre miqve tanë shqiptar. Gjithashtu janë persona për të cilët ne kërkojmë ekstradimin e tyre. E kemi bërë këtë kërkesë edhe në mënyrë zyrtare. Sigurisht, gjithçka në kuadër të së drejtës ndërkombëtare. Kemi paraqitur vendimet përkatëse të Gjykatës dhe presim që këto të realizohen”, u shpreh në konferencë për shtyp Mevlut Çavusoglu, ministër i Jashtëm i Turqisë.

Në përgjigje të tij, në atë kohë ministër i Jahstëm, Ditmir Bushati, iu përgjigj prerë se sa i përket ekstradimeve, Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, ka aderuar në disa dokumente të rëndësishme ndërkombëtare.

“Përgjigja e shtetit shqiptar është ajo përgjigje që i kemi dhënë qoftë Turqisë por edhe në planin ndërkombëtar. Shqipëria ka qenë një ndër vendet e para që është solidarizuar me çfarë ndodhi në Turqi në rrethanat e grushtit të shtetit. Por nga ana tjetër është një vend anëtar i NATO-s, vend kandidat për në BE, ka aderuar në disa dokumente të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e ekstradimit dhe çdo politikë e tillë ndiqet në rrugë diplomatike dhe asesi në konferenca shtypi”, tha Bushati.

Mëgjithatë, së fundmi Shqipëria ka dëbuar një shtetas turk drejt Turqisë, pas 5 muajsh burg në Shqipëri për "përdorim të dokumenteve të falsifikuara" , ndërsa deri tani nuk ka ende një reagim zyrtar nga ministria e Brendshme e drejtuar aktualisht nga Sandër Lleshaj.

Ekstradimi i gylenistit në Turqi, eurodeputetja ‘kujtesë’ Ramës: Gati për në BE? Respektoni Kartën Evropiane

Të fundit