Flash News

KRYESORE

U kërcënua me gjyq për përgjimet, gazetari gjerman i përgjigjet Ramës: Cila gjykatë punon në Shqipëri?

Gazetari gjerman Peter Tiede i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, ky i fundit tha se do e padiste në gjykatë.

Në një postim në twitter Rama shkruan:

“Kam vendosur ta çoj në gjykatat gjermane këtë gazetar dhe në atë vend të bekuar,ku drejtësia nuk bën lojra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respektohet si vlerë e pacënueshme,le të shohim kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar”!

Gazetari Tiede i është përgjigjur po në twitter postimit të Ramës, duke shtuar  se në Shqipëri nuk punojnë gjykatat.

“Z. Kryeministër, ju doni të më padisni? Për shkak se fyeva madhërinë tuaj, apo çfarë? Përgjimet janë reale. Apo dyshoni për materialin e prokurorëve tuaj? Në Shqipëri, ju nuk mund të më paditni: cila gjykatë punon? I kënaqur që e konfirmuat”, shkruan Peter Tiede.

Të fundit