Flash News

KRYESORE

U kërcënua me vdekje, Kombëtarja suedeze i del në krah shkaktarit të fitores së gjermanëve

U kërcënua me vdekje, Kombëtarja suedeze i del në krah

Pas humbjes me Gjermaninë ka pasur pakënaqësi në mesin e tifozëve suedezë. Përfaqësuesja e Suedisë u shfaq e bashkuar në krah të Jimmy Durmaz.

Objekt i sulmuese raciste, pasi shkaktoi faullin që i dha mundësinë mesfushorit të Gjermanisë, Toni Kross, të shënonte golin e fitores në sekondat e fundit të shtesës, futbollisti me origjinë nga Siria mbajti një fjalim për mediat, por ajo që ra më shumë në sy ishte prania e të gjithë skuadrës në formë mbështetjeje pas tij.

“Jam futbollist dhe bashkëjetoj me kritikat, por kur më kërcënoni, kur më konsideroni terrorist, atëherë i kaloni kufijtë. Dhe më keq akoma, është e papranueshme kur kërcënoni familjen time, fëmijët e mi”, shkruan 'The Guardian'.

“Jam krenar për faktin që luaj me Suedinë dhe nuk do të lejoj kurrë që racizmi të shkatërrojë këtë krenari. Të gjithë ne duhet të shmangim çdo formë racizmi”, theksoi ai para lojtarëve.

https://www.youtube.com/watch?v=f55dcJZDhAc

Të fundit