Flash News

KRYESORE

U kërkua dënimi me burg për ish-deputetin Armando Prenga, Gjykata merr vendimin përfundimtar

U kërkua dënimi me burg për ish-deputetin Armando Prenga, Gjykata

Gjykata e Kurbinit ka marrë vendimin për të pushuar çështjen ndaj ish-deputetit të PS, Armando Prenga, për të cilin Prokuroria kishte kërkuar dënimin me burg pasi kishte fshehur një gjobë në dokumentin e dekriminalizimit, raporton Report Tv.

Prenga nuk kishte deklaruar dënimin me gjobë dhe prokuroria e konsideroi këtë veprim si falsifikim të dokumentave.

Ndërkohë ish deputeti Prenga është duke u gjykuar po në këtë Gjykatë për akuzën e armëbajtjes pa leje, pas incidentit dhe përplasjes që ai pati me pjesëtarë të familjes Çali për shfrytëzimin e Lagunës së Patokut për peshkim.

Pas këtyre dy çështjeve, Armando Prenga dha dorëheqjen nga detyra e deputetit, ndërsa nuk u përfshi në listën e socialistëve as në zgjedhjet e 25 qershorit.

Të fundit