Flash News

KRYESORE

U kërkua nga shumë klube të “Premier League”, Hysaj gati rinovimin me Napolin

U kërkua nga shumë klube të “Premier League”, Hysaj

Mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj,  ka qenë shpesh në qendër të merkatos pasi është kërkuar me ngulm nga Chelsea, Manchester United dhe Liverpool.

Menaxheri i lojtarit, Mario Giufreddi, pohoi se ka biseduar me klubin rreth planeve për Hysajn dhe të ardhmes, duke bërë të ditur se gjithsesi palët nuk e kanë me nxitim që të rinovojnë kontratën aktuale që përfundon në vitin 2021.

Negociatat për rinovimin e kontratës së Hysajt janë shtyrë për në muajin shtator, kur përfaqësuesi i lojtarit kuqezi dhe drejtuesit e Napolit do të zhvillojnë një tjetër takim.

Plani i “të kaltërve” është që ta “blindojë” mbrojtësin shkodran, me një kontratë afatgjatë deri në vitin 2023.

Nga ana tjetër, menaxheri i shkodranit pretendon heqjen e klauzolës me vlerë 50 milionë euro nga klubi, për prishjen e kontratës si edhe rritjen e pagës.

Aktualisht Elseid Hysaj përfiton të paktën 2 milionë euro në sezon, ndërsa në kontratën e re, në rast se palët gjejnë gjuhën e përbashkët, rroga e mbrojtësit pritet të shkojë në shifrën 2,5 milionë euro.

Të fundit