Flash News

KRYESORE

U komentua negativisht se i leu flokët vajzës, Pink bën të njëjtën gjë në mbrojtje të Jessica Simpson

U komentua negativisht se i leu flokët vajzës, Pink bën të
Vetëm disa ditë më parë, Jessica Simpson u përball me një lumë komentesh negative për atë që i kishte bërë vajzës së saj të vogël. Simpson si duket i ka plotësuar dëshirën vogëlushës së saj dhe ka publikuar disa foto në profilin e saj në Instagram ku shihet me majat e flokëve të lyera. Por kjo nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit e saj të cilët e akuzonin Jessica-n se po i shkatërron flokët vajzës si dhe që është shumë e vogël për t`ja lyer që tani.
 
View this post on Instagram
 

Inspired by The Descendants #901girl #MAXIDREW

A post shared by Jessica Simpson (@jessicasimpson) on

Por Jessica u përkrah nga kolegët e saj dhe këngëtarja Pink, u solidarizua plortësisht duke ia lyer dhe ajo vajzës vet flokët. Pink zgjodhi ngjyrën blu dhe e shoqëroi postimin me shkrimin: "Dëgjova se njerëzit ishin duke kritikuar Jessica Simpson që lejoi vajzën 7-vjeçare të lyente flokët. Kështu që ne menduam të ndanim me të gjithë këtë gjë që bëmë dje.”

Të fundit