Flash News

KRYESORE

U konfliktuan në lokal, 32-vjeçari qëllon me armë zjarri drejt dy personave

U konfliktuan në lokal, 32-vjeçari qëllon me armë zjarri

Ditën e sotme një person ka qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti në kryeqytet, rreth orës 5 të mëngjesit.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Bajram Curri”, ku shtetasi me inicialet E.D, 32 vjeç ka qëlluar drejt automjetit tip “Fiat Punto”, ku ndodheshin dy persona të tjerë, shtetasit K.M., 23 vjeç dhe L.M., 34 vjeç, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Sipas policisë, personat në fjalë kanë pasur një konflikt në një lokal për motive të dobëta.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit