Flash News

KRYESORE

U konfliktuan në rrjete sociale, 16-vjeçari qëllon me armë të riun nga Durrësi

U konfliktuan në rrjete sociale, 16-vjeçari qëllon me armë

Një 20-vjeçar është plagosur me armë zjarri nga një adoleshent në qytetin e Durrësit, pas një konflikti në rrjetet sociale.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në qendër të qytetit tek ‘Mazeoleumi i Dëshmorëve’.

Pas konfliktit 16-vjecari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar ndaj bashkëmoshatarit të tij.

Autori u dorëzua në polici, ndërsa i plagosuri u transportua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit