Flash News

KRYESORE

U krijua për të shmangur sëmundjet e trashëguara, lënda që kriminelët përdorin për modifikimin e AND-së

U krijua për të shmangur sëmundjet e trashëguara, lënda

Numri i krimeve ka shënuar rritje në vitet e fundit dhe statistikat tregojnë se njerëzit i frikësohen më shumë një sulmi kriminal se sa sëmundjeve të pashërueshme.

Pavarësisht se shkenca po ecën me hapa të mëdha për të rritur sigurinë e qyteteve apo për të parandaluar një krim, me të njëjtat hapa në mënyrë paralele po ecën dhe kriminaliteti.

Sipas një studimi të fundit nga George Church i universiteti i Harvardit, kriminelët po manipulojnë ADN-në e tyre me ‘Crispr Kits’ për t’ju shmangur arrestimit të policisë.

‘Crispr Kits’ është një lëndë që ka në përbërje qeliza bimore të cilat mund të modifikojë ADN-në për të parandaluar sëmundjet e trashëguara si anemia, fibroza kistike dhe distrofin muskulore.

Profesor Church shpjegon se ‘Crispr Kits’ është një qelizë bimore që zëvendëson disa seksione të ADN-së duke i dhënë 'kriminelit' një identitet të ri dhe në këtë mënyrë i shmanget dhe provave që policia mund të ketë siguruar.

Mënyrë se si po realizohet ky proces që para disa vitesh është menduar si i pamundur, i ka alarmuar dhe më shumë specialistët.

Pavarësisht se konsiderohet si një lëndë me vlera të mëdha shëndetësore, ‘Crispr Kits’ gjendet shumë lehtë madje dhe në blerjet online për £150, duke e bërë kështu më të vështirë identifikimin e qëllimit të blerësit.

Të fundit