Flash News

KRYESORE

U kritikua për anglishten, Elton Deda në krah të Jonida Maliqit: Bëni dhe ju ndonjë punë se nuk del keq

U kritikua për anglishten, Elton Deda në krah të Jonida Maliqit:

Kantautori i njohur Elton Deda u është kthyer të gjithë atyre që kritikuan gjatë ditëve të fundit nivelin e anglishtes që këngëtarja Jonida Maliqi tregoi gjatë intervistave të saj, para përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovizion.

Në rrjetet sociale, Deda i del në krah Maliqit, duke thënë se muzika ka vetëm një gjuhë universale, që e kuptojnë të gjithë.

“Ndjenja tjetër e bukur ishte kualifikimi i Jonidës. Histeria kolektive e disa injoranteve qe u morën me nivelin e anglishtes se saj, u kthye ne nje dashuri te pafundme direkt. Kjo tregon qe një pjese e shoqërisë sonë vuajnë nga hipokrizia, mos-pasje boshti dhe boshllëk shpirtëror. Merreni si këshillë miqësore, lërini artistët te bëjnë punën e vet dhe bëni dhe ju ndonjë punë se nuk del keq. Shume suksese e dashur Jonida dhe te jesh e qete pasi muzika ka vetëm një gjuhë universale, qe e kuptojnë të gjithë”, reagon kantautori Elton Deda.

Jonida Maliqi konkurroi mbrëmë në skenën e Tel Aviv, duke arritur të kualifikojë Shqipërinë për në finale nesër në 18 maj.

Të fundit