Flash News

KRYESORE

U kritikua për qëndrimin krah Ramës, kryebashkiaku i PS nderon me titullin ‘qytetare nderi’ Romana Vlahutin pak para largimit nga Shqipëria

U kritikua për qëndrimin krah Ramës, kryebashkiaku i PS nderon me

Pak ditë para se të largohet përfundimisht ish-ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin është nderuar me titullin ‘qytetare nderi’ në Vlorë.

Kryebashkiaku i PS, Dritan Leli e kishte paraljamëruar pak ditë më parë, kur tha se Vlahutin është një personalitet i spikatur që ka lënë gjurmë në politikën shqiptare dhe veçanërisht në qytetin e Vlorës.

“Kam qenë unë propozuesi i këtij vendimi, sepse e konsideroj personalitetin më të spikatur që ka lënë gjurmë në politikën shqiptare, por mbi të gjitha që ka lënë gjurmë në ato ç’ka janë investuar në Vlorë nga delegacioni i BE-së në Shqipëri, veçanërisht për ndërtimin e shëtitores ‘Lungomare’”, u shpreh Leli.

Kujtojmë se Vlahutin është kritikuar edhe nga mediat ndërkombëtare për qëndrimet e saj gjatë mandatit të saj 4-vjeçar si ambasadore e BE në Shqipëri në krah të qeverisë Rama dhe kritikave ndaj opozitës,

Media belge ‘Nee Europe’ në maj të 2017-ës shkruante se përfaqësuesja e Lartë e BE Federica Mogherini duhet të largojë nga Tirana Vlahutin për shkak se nuk raporton rregullisht problemin e kanabisit.

“Ne kemi mësuar se Komisioni Evropian ka pak njohuri për çështjen e drogës. Mesa duket ambasadorja e BE në Tiranë refuzon në mënyrë sistematike të raportojë çështje të tilla.

Në këtë kontekst, opozita shqiptare ka kritikuar ambasadoren e BE në Shqipëri Romana Vlahutin. Ajo shfaqet shpesh në evenimente parazgjedhore pranë Kryeministrit shqiptar, duke nënkuptuar direkt se Komisioni Evropian favorizon një parti të veçantë në Shqipëri, në kurriz të të tjerëve”, shkruante media belge.

Vlahutin pritet që në fund të muajit Gusht të largohet nga Shqipëria pasi i përfundon mandati 4-vjeçar teksa do të zëvëndësohet nga italiani Luigi Soreca, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të Sigurisë në DG HOME, në Komisionin Evropian.

Të fundit