Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
U kthye në simbolin e eksodit të shqiptarëve, çfarë ndodhi me nënën me foshnjen "e vdekur" në gji
Ivajë, Kaçanik, 3 shtator 1998. Lufta në Kosovë kishte marrë përmasa të jashtëzakonshme. Një pjesë e madhe e burrave ishte bashkuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë bashkëshortet e tyre me të moshuarit dhe fëmijët. Ndër to ishte dhe Sherife Luta, 22 vjeç, shtatzënë, pak para lindjes.
"Kisha lindje shumë të vështirë. Shëndeti i lig nuk ishte e vetmja gjë që më shqetësonte. Edhe pse mjekët më kishin thënë të shkoja për të lindur në Prishtinë, ata (ushtarët serbë) nuk ma lejuan. Vajzën time, Besën, e linda në maternitetin e Ferizajt”, tregon Sherifja për Deutsche Wellen.
Ritregimi i të kaluarës e mbush me emocione të trazuara Sherifen, sot nënë e tre fëmijëve: një vajze dhe dy djemve. Rrëfimin për periudhën dramatike të 20 viteve më parë e nis nga e bija, e cila i përket gjeneratës së fëmijëve kosovarë të lindur në kushte lufte. Por sfida nuk ishte vetëm lindja.
Ikja me beben në gji
Ivajë, Kaçanik, 8 mars 1999. Kur Besa ishte vetëm 6 muajshe, Sherifes iu desh të linte shtëpinë e të kapërcente malet, për të shpëtuar nga forcat serbe që po afroheshin gjithnjë e më tepër në fshat. Me familjen e të shoqit dhe familjen e saj ajo nis rrugëtimin drejt Maqedonisë, shtet kufitar me Kaçanikun. Nuk kishte kohë të merrte rrobat me vete. Në furrë la bukën që po piqte për familjen, mori vajzën dhe dolën nxitimthi.
Vështirësitë e së kaluarës sot duken si një ëndërr e keqe për familjen Luta, e cila pas luftës ka ndërtuar një shtëpi të re në Kaçanik të vjetër. Besa vijon studimet në vitin e dytë në degën "Shkencat Politike” në Ferizaj. "Këto histori i kam dëgjuar nga nëna ime. Duke u rritur, kam nisur të kuptoj realitetin dhe sfidat e saj, babait tim dhe të gjithë shqiptarëve. Të njëjtat vështirësi dhe sfida kanë kaluar edhe shokët dhe shoqet e gjeneratës time. Shpeshherë bisedojmë dhe i rrëfejmë njëri-tjetrit këto histori. Ato janë aq të ngjashme dhe aq të ndryshme njëkohësisht nga njëra-tjetra” – i thotë Besa Luta DW-së.
Fotografia që shkroi historinë
Sherife Luta nuk di ta thotë me saktësi datën, se kur u shkrep fotografia që e shndërroi atë dhe të bijën, Besën, në simbolin e eksodit të refugjatëve kosovarë të luftës që u strehuan në Maqedoni. "Nuk e mbaj mend nëse ka qenë data 3 apo 4 prill i vitit 1999. Por momentin e shkrepjes së fotografisë e kam të freskët si sot. Atë ditë kishte shumë kameramanë dhe fotografë. Madje me kërkuan që edhe të jepja intervistë, por nuk pranova. Isha shumë e lodhur”, rrëfen Sherifja, asokohe 22 vjeç.
Deri në vitin 2000 ajo dhe familja e saj nuk e kanë ditur ekzistencën e fotografisë. Ishte bashkëshorti i saj, Mirvati, i cili sheh në një reklamë të madhe në një rrugë të Prishtinës fotografinë e gruas dhe vajzës së tij. Me kalimin e viteve, ata nisën të kuptonin rëndësinë e madhe të fotografisë dhe kopertinës së revistës së famshme botërore "TIME”, e cila kishte vlerësuar që rrugëtimin e kosovarëve që i iknin forcave militare serbe ta rrëfente nëpërmjet këtij çasti. Vonë kuptuan që nënë e bijë ishin tashmë një pjesë e historisë së Kosovës. "Ajo fotografi është gjithçka. Tregon sakrificën e jashtëzakonshme të nënës time, që më mbajti në gji me javë të tëra duke ecur maleve. Ajo është simbol i sakrificës së gjithë popullit tonë”, thotë Besa Luta.
Por fotografia kapi vetëm një prej çasteve të vështira të vuajtjeve të Sherifes, e cila me foshnjën 6 muajshe nisi luftën e saj për mbijetesë, që nga 8 marsi e deri në javën e parë të prillit. "Në një moment, kur ishim të strehuar në një shtëpi me 300 refugjatë të tjerë, Besa nuk po qante më. Ajo kish ngrirë nga i ftohti dhe nuk kishte çfarë të pinte. U trembëm shumë. Në ato momente, kunata ime e merr vajzën dhe e fut në furrën për pjekjen e bukës, që të shkrinte. Në fakt, të gjithë mendonim se ka vdekur. Mund të kenë kaluar 10 minuta, kur befas Besa nisi të qajë. E nxorëm nga furra dhe i hodhëm sipër një batanije - të cilën e ruaj ende si kujtim. Duartrokitjet e njerëzve nuk kishin fund”, tregon mes emocioneve Sherife Luta.
20 vite më pas…
Nëse lindjen dhe fëmijërinë i ka dëgjuar si histori të rrëfyera nga e ëma, sot Besa jeton rininë e saj në një Kosovë të lirë. "Kosova sot ka shumë probleme, por më e rëndësishme është se tashmë ajo është e pavarur dhe shpresoj që gjërat që aktualisht nuk funksionojnë, të përmirësohen me kalimin e kohës”.
Për të ardhmen ka shumë plane, e plani i parë është të kryejë studimet master. Besa nuk interesohet shumë për politikën në Kosovë. "Kur jemi në fakultet, miqtë e mi flasin në pjesën më të madhe të kohës për politikën. Vetëm i dëgjoj dhe kam preferuar të mos përfshihem asnjëherë në debate të tilla”, tregon duke buzëqeshur. Ajo nuk e ka menduar asnjëherë të ndërtojë një jetë jashtë Kosovës. "Kam shumë dëshirë të udhëtoj dhe të vizitoj vende të tjera të botës, por jetën dhe të ardhmen time i shoh këtu”. Ajo do të jetojë e qetë në Kosovë, vendin të cilin e do aq shumë dhe që në mënyrë të rastësishme e përfaqëson gjithmonë - së bashku me të ëmën. (DW)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38