Flash News

KRYESORE

U kthye në skenë pas dy vitesh mungesë, ndahet nga jeta këngëtarja e njohur

Këngëtarja e njohur belge, Maurane, është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 57-vjeçare.

Këngëtarja u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Schaerbeek të Brukselit, ndërkohë që shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura.

Në vitin 2016 Maurane u detyrua që të ndalonte karrierën e saj për shkak të problemeve me kordat e zërit, dhe u kthye në skenë në Bruksel këtë fundjavë duke marrë pjesë në një koncert në nder të Jacques Brel, një prej këngëtarëve më të famshëm të Belgjikës.

Vetëm 24 orë para vdekjes së saj këngëtarja kishte dhënë një intervistë, ku kishte folur për një lloj "rilindjeje" në muzikë.

"Unë besoja me të vërtetë, për pothuajse një vit, që nuk do të këndoja kurrë më", është shprehur ajo në intervsitë.

Të fundit