Flash News

KRYESORE

U kthye në vatër infeksioni covid, Silva Bino: Mjekët e QSUT-së nuk vënë maska, kanë tangërllik

U kthye në vatër infeksioni covid, Silva Bino: Mjekët e

Ndërsa numri i të infektuarve me covid-19 në vendin tonë dy javët e fundit kanë pësuar një trend në rritje, QSUT është cilësuar si një prej vatrave të përhapjes së virusit.

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino u ndal te ky fakt duke thënë në emisionin “Byro Politike”, se ky infeksion në qendrat shëndetësore dhe në QSUT ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së personelit mjekësor që nuk respektojnë protokollet e sigurisë madje disa prej tyre, sipas saj, kanë tangërllik.

“Në këto 67 raste nuk është vatër QSUT dhe as poliklinika. Ka pasur raste nga QSUT por s’mund të themi vatër.

Natyrisht, problemi i QSUT ka qenë tepër i rëndësishëm, por dua të theksoj që mjekët, punonjësit shëndetësor nuk janë më kot më të rrezikuarit, ndaj dhe sfida kryesore është në mbrojtjen e tyre. Kjo lidhet me edukimin  e tyre për tu mbrojtur.

Po të ishte kështu do ishin infektuar të gjithë poliklinikat e vendit se ka patur staft të infektuar. Nuk kemi patur grumbullime të stafit që të kemi pasur shpërthim epidemik.

Institucioni shëndetësor nuk duhet të jetë një vend ku pacienti shkon për tu shëruar dhe sëmuret më tej. Kjo ka ndodhur përpara 2 javëve dhe ka qenë shqetësim , ne jemi përpjekur ta adresojmë së bashku me QSUT e cila ka ngritur edhe një grup hetimi.

Tani po përfundojmë bashkërisht hetimin e shkaqeve që kanë çuar në këtë gjendje. Dua të them se problemi kryesor ka qenë moszbatimi i rregullave të kontrollit të infeksionit. Mos përdorimi i maskës dhe mjeteve mbrojtëse të stafit, QSUT në përgjithësi ka një lloj tangërllëku, më falni që po e them por ndoshta është elita profesorët. Dhe shpesh herë edhe kur ja u kërkon këtë  me domosdoshmëri ata nuk e mbajnë, pra mbajtja e maskës është e detyrueshme. Hyrje dhe daljet që nuk lidhen me të sëmurët nuk duhet të ndodhin, duhet një qëndrim strikt në mënyrë që masat e kontrollit të infeksionit të zbatohen”, tha Bino .

Lexo edhe: Video/ Personeli i QSUT-së pa maska mbrojtëse, kthehet në rrezik për Covid-19

Të fundit