Flash News

KRYESORE

U kthyen në vatrën e Covid-19, mbyllja e fasonerive në Krujë po lë të papunë qindra punonjës

Fasoneritë janë kthyer së fundmi në epiqendrat e reja të infeksioneve të covid-19. Kruja rezulton më e prekur, për shkak të numrit të lartë të këtyre bizneseve që nuk u mbyllën njëherësh me biznese të tjera.

Vetëm ditët e fundit në krujë janë regjistruar deri tani 83 raste me covid-19, shumë prej tyre raste infeksioni në bizneset fasonë.

Respektimi i masave që u ka kërkuar qeveria për të shmangur përhapjen e virusit janë të paarritshme për shumë fasoneri në qytetin e Krujës, janë shprehur drejtuesit e këtyre bizneseve, e për rrjedhojë disa prej tyre janë gjobitur nga autoritetet.

Kështu, ditët e fundit disa prej fasonerive kanë mbyllur aktivitetin e tyre përkohësisht. Një prej tyre është kjo fasoneri për prodhimin e këpucëve në Krujë, e për pasojë ka lënë të papunë 320 punonjës.

[video width="640" height="368" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/04/video-1587806643.mp4"][/video]

Cështja e fasonerive u kthye në një debat ku u përfshi opozita, e cila i ka kërkuar vazhdimisht qeverisë të marrë masa ndaj këtyre bizneseve, për t’u garantuar pagën e luftës.

Pronarët kanë ngritur në media edhe shqetësimin se me mbylljen e fasonerive po përballen edhe me gjobat nga kontraktorët.

Të fundit