Flash News

KRYESORE

U kualifikua në finalen e Berlinit, Luiza Gega nuk arrin të marrë medalje

U kualifikua në finalen e Berlinit, Luiza Gega nuk arrin të marrë

Atletja shqiptare Luiza Gega arriti të kualifikohej në finalen e kampionatit Europian në Berlin, por pavarësisht përpjekjeve të saj nuk mundi dot të merrte medalje.

Gega garoi në 3 mijë metra me pengesa, por edhe pse ishte në grupin kryesues në shumicën e kohës, mbylli gjithçka në vendin e katërt.

Në metrat finalë ishte atletja Krauze që mori medaljen e artë, ndërsa Luiza Gega tentoi deri në fund për bronzin, por pa arritur dot norvegjezen Grovdal.

Kronometri i kohës zyrtare regjistroi 9 minuta, 24 sekonda e 78 të qindtat për atleten tonë, që mbylli gjithsesi një Europian pozitiv në Berlin.

Të fundit