All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

U kundërshtua nga opozita dhe shoqëria civile, KKT miraton lejen e ndërtimit për inceneratorin e Tiranës

U kundërshtua nga opozita dhe shoqëria civile, KKT miraton lejen e
All - Paragraf - 1

Pavarësisht kundërshtimeve dhe denoncimeve publike nga opozita dhe shoqëria civile, Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e ndërtimit për inceneratorin e Tiranës.

All - Paragraf - 3

Shoqëria  “Integrated Energy B.V.”me adresë Hoogoorddreef 15 1101 BA Amsterdam, ishte kompania që u shpall fituese në vitin 2017 për koncesionin e shpallur në atë kohë nga Ministria e Mjedisit me një vlerë prej 128 milionë euro për një afat 30 vjet.

Akuzat dhe denoncimet

Inceneratori i Tiranës u fitua nga kompania Integrated Energy B.V me seli në Amsterdam të Holandës. Ndonëse në Tiranë u ekspozuan si përfaqësues sërish Klodian Zoto, biznesmeni italian Ernesto Granelli si dhe kompania e njohur në prodhimin e impianteve, Paul Ëurth, është e paqartë se kush e zotëron aktualisht kompaninë koncesionare.

Të dhënat e siguruara nga databaza e kompanive në Holandë tregojnë se Klodian Zoto ka dhënë dorëheqjen nga Integrated Energy në mars 2018. Më parë, ai është zëvendësuar nga një kompani guackë e quajtur Almares Management B.V me seli në Amsterdam, me drejtorë të emëruar dhe pronësi të panjohur. Kompania koncesionare “Integrated Energy”, e cila pranoi të përgjigjej vetëm përmes postës elektronike tha se Zoto nuk ishte i përfshirë në projektin e Zonës së Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë. Kompania i devijoi pyetjes së kush ishin aksionerët e saj apo të kompanisë “Almares Management B.V”, duke sugjeruar që t’u drejtoheshim autoriteteve në Shqipëri dhe në Holandë.

Opozita e akuzon qeverinë se ia ka dhënë klientëve të saj kontratat koncesionare.

Kostot mjedisore dhe ekonomike

Projektet e inceneratorëve kanë ngritur shqetësime për shumëfishim të kostove për trajtimin e mbetjeve në Shqipëri si dhe impaktin e tyre mbi mjedisin

kostot për inceneratorin e Tiranës pritet të jetë shumëfish më të larta. I projektuar për të pasur një kapacitet përpunues rreth 900 ton mbetje në ditë, kompania Integrated Energy ka marrë përsipër të investojë më shumë se 128 milionë euro për ndërtimin dhe operimin e tij.

Fatura do të shlyhet për 30 vitet e ardhshme nga Bashkia e Tiranës, e cila detyrohet në kontratë që ta paguajë koncesionarin për një sasi mbetjesh të garantuara prej 550 tonësh në ditë, pavarësisht sasisë së mbetjeve që ajo do të mbledhë në kryeqytet.

Garancia në kontratë i çon kostot minimale vjetore për taksapaguesit e kryeqytetit në 5.8 milionë euro dhe vlerën totale për 30 vitet e koncesionit në 174 milionë euro.

Të fundit