Flash News

KRYESORE

U la jashtë listave të PD/ Vlahutin ‘ngushëllon’ Bregun, fotografohen bashkë në një restorant

Lënia jashtë listës se zgjedhjeve të disa prej figurave historike të Partisë Demokratike, solli shumë reagime. Majlinda Bregu duket se u ndëshkua nga kryetari i opozitës, pasi foli kundër tij, në kohën e çadrës.

Por, edhe Bregu nuk do ta lërë me kaq. Para disa ditësh ajo u pa në një restorant me figura të tjera të braktisura nga Basha. Tashmë, ata kërkojnë largimin e tij nga drejtimi i PD-së.

Ndërkohë sot, Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin ka vendosur ta kalojë drekën e të martës me Majlindën, ndoshta edhe për ta ngushëlluar.

Mësohet se Bregu u takua me Vlahutin, në një restorant në Tiranë, ndërkohë burime për dritare.net, tregojnë se sapo përfunduan drekën, Bregu dhe Vlahutin, iu drejtuan tregut, ku blenë  fruta e perime.

Ende nuk dihet se për çfarë kanë biseduar dy zonjat, por duket se biseda e tyre ka qenë shumë miqësore.

 

Të fundit