Flash News

KRYESORE

U la jashtë listës së kandidatëve të PS-së, ish-deputeti emërohet drejtor i Zyrës së Përmbarimit

Ish-deputeti i Partisë Socialiste së Mallakastrës, Piro Lutaj është emëruar drejtor i Zyrës së Përmbarimit nga ministrja Etilda Gjonaj.  Lutaj u la jashtë listës së kandidatëve të PS-së në zgjedhjet e 2017-s.

Lutaj ka një karrierë të larmishme profesionale, para se të bëhej deputet.

Karriera:

2001-2005: Drejtor i Policisë së Burgjeve.

1999-2001: Akademia e Mbrojtjes.

1997-1999: Drejtor i Drejtorisë së Policisë Ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes.

Mars-shtator 1997: Inspektor i Drejtorisë së Policisë Ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes.

1995-1997 Zëvendësrejtor i Drejtorisë së Policisë Ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes.

1994-1995: Shef i Degës në Drejtorinë e SHIU, Ministria e Mbrojtjes.

1993-1994: Inspektor në Divizionin Ushtarak, Fier.

1992-1993: Shef Dege në Divizionin Ushtarak, Vlorë.

1985-1992: Zv/Shef Dege në Divizionin Ushtarak, B. Curri. 1983-1985: Komandant Toge i Divizionit Ushtarak, Pukë.

Të fundit