Flash News

KRYESORE

U la në mes për shkak të tërmetit, Rama tregon planin për nismën anti-KÇK

U la në mes për shkak të tërmetit, Rama tregon planin

Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes me ministrat në Durrës, ka dhënë një konferencë për mediat.

Rama tregoi se brenda pranverës do të nisë puna për ndërtimin e banesave të reja.

Ndër të tjera ai njoftoi se në janar do të kalohet edhe ligji që u la përgjysmë për shkak të tërmetit, i ashtuquajturi anti-KÇK.

“Objektivi ynë që brenda pranverës të jetë nisur gjithçka dhe për 6 muaj, një pjesë e madhe e atyre që janë në banesa individuale, të jenë sistemuar me shtëpi të re.

Menjëherë në janar do të implementojmë 7 prioritete, si dhe do të nisim ligjin kundër-KCK dhe do nisim edhe punën për kampusin universitar, që do të nisë QS, Akademinë e Sigurisë dhe Akademinë e Arteve”, tha Rama.

Të fundit