Flash News

KRYESORE

U largua me sherr nga Komisioni i Medias, Erion Veliaj takon direkt tre zyrtarët e lartë të PS

U largua me sherr nga Komisioni i Medias, Erion Veliaj takon direkt tre

Mbledhja e Komisionit të Medias u shoqërua me sherr dhe gati, gati edhe përplasje fizike mes deputetëve dhe punonjësit e Gardës së Republikës. Shkak u bë refuzimi i kërkesës së kryetares së mbledhjes Albana Vokshi nga ana e kryebashkiakut Erion Veliaj, që të largohet nga mbledhja. Sipas Vokshit, prania e tij nuk është e ligjshme, pasi opozita ka kërkuar dëgjesë vetëm me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Pas përplasjeve dhe debateve, Veliaj u largua nga mbledhja. Ajo që ra në sy ishte fakti se direkt pasi u largua fillimisht u ndal në sallën e ku zhvillohen mbledhjet e Komisionit të Ligjeve, nën drejtimin e Ulsi Manjës.

Manja e strehoi përkohësisht Veliajn në ambientet e Komisionit të Ligjeve, që drejtohet prej tij dhe më pas ai ngjiti shkallët dhe takoi kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla dhe më pas me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Kujtojmë se më herët, Vokshi i kërkoi publikisht kryetarit të Kuvendit që të ndërhyjë dhe të zhbllokojë situatën.

 

Të fundit