Flash News

KRYESORE

U larguan nga 'Al Pazar', Agron Llakaj për vëllezërit Veshaj: Nuk më kanë telefonuar

U larguan nga 'Al Pazar', Agron Llakaj për vëllezërit

Donald dhe Romeo Veshaj deklaruan në "E diell" para disa ditësh se nuk do jenë më pjesë e "Al Pazar". Nga ky largim duket se është prekur shumë Agron Llakaj, i cili në emisionin e pasdites në "Vizion Plus" ka thënë se ata as nuk e kanë telefonuar.

“Dera këtu është e hapur. Unë e kam treguar edhe kështu, që kur im bir u largua nga shtëpia, natyrisht ai përsëri im bir mbetet edhe pse vjen më rrallë. Ata ngelen përsëri prodhimi ynë, dhe uroj që ata të mbartin me vete dashurinë për Al Pazarin. Kam vënë re që në të gjitha promot që ne kemi vënë, ata nuk kanë klikuar dhe më ka habitur pak nuk e di pse , por më ka bërë përshtypje. Nuk kanë klikuar për ta parë, nuk e di nëse e ndjejnë si boshllëk. Megjithatë unë i kam dashur shumë, i kam mbështetur shumë dhe jam i lumtur që i kam krijuar. Uroj që në punën  e tyre të kenë talentin, punën dhe mbi të gjitha mirënjohjen. Mos harrojnë ta kthejnë kokën mbrapa nga vijnë ku kanë ecur dhe ku do shkojnë”.

Llakaj u shpreh se do tua kishte thënë dhe vetë atyre por ata nuk e kanë telefonuar më.

Të fundit