Flash News

KRYESORE

U larguan nga emisioni i mëngjesit, ku do i shohim Dajanën dhe "Zogun e Tiranës"

Vetëm disa javë më parë moderatorja e emisionit të mëngjesit në Ora News, Dajana Shabani, njoftoi largimin e saj nga "Ditë e re".

Në vendin e tyre do jenë Arjola Shehu dhe Kelvi Kadilli dhe emisioni pritet të startojë sezonin e ri televiziv, në shtator.

Gjatë gjithë kësaj kohe, kuriozitet ka pasur se çfarë do të ndodhë me personazhin e spikatur të emisionit, Hermes Nikaj ose siç njihet me emrin e ekranit "Zogu i Tiranës".

Mesa duket Zogu nuk ndahet nga Dajana, pasi në një postim në Instastory ka shkruar se ata do të shfaqen sërish bashkë në një projekt të ri.

Sërish bashkë në një tjetër projekt, së shpejti. Se si, ku, qysh, tek u mbetet veç të prisni”, shkruan Hermesi.

Të fundit