Flash News

KRYESORE

U larguan nga Kuvendi, banorët e “Unazës së Re” njoftojnë ku vijon sot protesta

U larguan nga Kuvendi, banorët e “Unazës së Re”

Banorët e “Unazës së Re” janë larguar nga Kuvendi ku protestuar për disa orë dhe tentuan të hynin brenda sallës ku ndodheshin deputetë dhe ministra. Megjithatë, protesta sot nuk do të mbyllet me kaq por do të vijojë edhe në zonën e unazës, aty ku banorët protestojnë prej 20 ditësh.

“Njoftim! Sot në orën 17:00, me datë 22, vijon protesta te ‘Unaza e Re’. Ju lutemi burra, gra dhe fëmijë, motra dhe vëllezër, shokë dhe miq. Të gjithë të bashkuar! Forca! Sot duhet të jemi më të bashkuar se kurrë, kundërpërgjigje”, thuhet në njoftim.

Pavarësisht protestës për dëmshpërblim real, qeveria dhe bashkia nuk tërhiqen nga refuzimi për t’u ulur dhe për të biseduar me banorët.

Përplasja te Kuvendi/ Protestuesve të “Unazës së Re” u bashkohen banorët e një tjetër lagjeje në Tiranë

Hallexhinjtë i vendosin përballë njëri-tjetrit; vajza që paguhet vetëm 50 mijë lekë humbet gishtat,  banorët e “Astirit” mbeten në rrugë

Të fundit