Flash News

KRYESORE

U larguan nga Shqipëria, çfarë bëjnë në SHBA Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi

U larguan nga Shqipëria, çfarë bëjnë në SHBA

Dy artistët e njohur shqiptarë Mira Konçi dhe Shpetim Saraçi u largan nga Shqipëria vetëm pak muaj më parë, për të jetuar në SHBA.  Ishte vetë kompozitori Saraçi ai që e dha lajmin e largimit, duke u shprehur i zhgënjyer nga Shqipëria.

Dy artistët, ndonëse ikën nuk kanë hequr dorë nga profesioni i tyre. Kjo gjë duket edhe në një postim të organizatores së eventeve në Toronto të Kanadasë, Teuta Ajdini Haxhillari.

 Ajo ka publikuar një foto të Saraçit e Konçit teksa punojnë dhe fton shqiptarët në SHBA t’i bashkëngjiten eventit.

“Artistët e shquar shqiptarë, këngëtarja e madhe Mira Konçi, dhe një nga kompozitorët më të shkëlqyer shqiptarë, Shpëtim Saraçi të ftuar në “Rh Scholarship Event November 18”. Ju mirëpresim!”, shkruan Haxhillari.

 

Të fundit