Flash News

KRYESORE

‘U legjitimua Damian Gjiknuri’, Basha: Teza ka dalë direkt nga kancelaria e Edi Ramës, vetëm ndonjë naiv mund ta besojë

‘U legjitimua Damian Gjiknuri’, Basha: Teza ka dalë direkt nga

Kryedemokrati Lulzim Basha në një deklaratë nga selia blu u pyet nga gazetarët lidhur me uljen në tavolinën e përashkët për marrëveshjen e Reformës zgjedhore me Damian Gjiknurin, të cilit kryedemokrati e cilësonte si simbolin e krimit elektoral.

Basha deklaroi se nuk do të ketë amnisti për Damian Gjiknurin, pavarësisht se opozita e bashkuar ka pranuar të ulet në një tryezë me të.

Ai theksoi se teza se “u legjitimua Damian Gjiknuri” ka dalë direkt nga kancelaria e Edi Ramës dhe shton se vetëm ndonjë naiv mund ta besojë.

 “Nuk ka për të pasur amnisti as për Gjiknurin, as për Imerajn, as për Advylajt, dhe për asnjë që është përfshirë në vjedhjen e votave.

Nuk ka asgjë më të pavërtetë dhe naive se kjo. Mund të rri këtu e të habitem sesi propaganda e Ramës ka arritur në këto nivele apo naivitei i njerëzve ka arritur në këto nivele, por kjo nuk është detyra ime. Detyra ime është t’ju tregoj fare qartë se teza se “u legjitimua Damian Gjiknuri” është një tezë e dalë direkt nga kancelaria e Edi Ramës dhe e shpërndarë përmes renegatëve dhe patericave të tij, pre e të cilës mund të ketë rënë edhe ndonjë naiv apo ndonjë person që ka pritshmëri jorealiste dhe revolucionare për mënyrën sesi duhet të ndryshojë Shqipëria”, tha Basha.

Ai theksoi edhe njëherë tre kushtet e opozitës për marrëveshjne mbi reformën zgjedhore

“Ne jemi të vendosur të ndjekim një udhërrëfyes solid që është rezoluta e Bundestagut për të cilën dje kemi dhënë kontributin tonë, duke krijuar një proces për reformën zgjedhore:

  1. jashtë parlamentit ilegjitim antikushtetues,
  2. me konsnesus të forcave politike
  3. që do të kalojë pa asnjë ndryshim, pas miratimit në nivelin politik”, përfundoi Basha.

Të fundit