Flash News

KRYESORE

U lidh me shoqen e ngushtë të gruas, 45-vjeçari nga Vora përfundon në burg

Një 45-vjeçar nga Vora ka përfunduar në burg pasi ka nisur një lidhje jashtëmartesore me shoqen e ngushtë në gruas së tij.

Pasi kanë qëndruar për disa kohë bashkë, e dashura i ka dhënë fund lidhjes së fshehtë, por burri nuk e ka pranuar dhe ka vijuar ta përndiqte.

Në këto rrethana, ish-e dashura e ka denoncuar atë për përndjekje dhe dje gjykata e Tiranës vendosi për të masën e sigurisë "arrest me burg”.

Sipas Ora News, i arrestuari ka rrëfyer ne gjykatë se nuk e kishte kërcënuar dhe nuk e kishte ushtruar dhune, madje tha se me te se kishte edhe marrëdhënie te mira dhe hyrje dalje familjare

"Kishte dy javë që nuk donte të bashkoheshim si herët e tjera. Shkova ta merrja si herët e tjera. Ajo ishte e mërzitur. Pasi ecëm 100 metra, më tha mbaje se do të shkoj në polici."

Të fundit