Flash News

KRYESORE

U lirua nga burgu dhunuesi i mjekut, ministrja Manastirliu: Do protestoj në dyert e Gjykatës!

U lirua nga burgu dhunuesi i mjekut, ministrja Manastirliu: Do protestoj në

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një reagim në Facebook ditën e sotme është shprehur se do të protestojë bashkë me mjekët para dyerve të Gjykatës, për lirimin nga burgu të dhunuesit të mjekut të Infektivit.

Sipas saj, dhunuesit e mjekëve meritojnë vetëm një dënim, burgun.

Reagimi i Manastirliut:

Mbështes plotësisht protestën e bluzave të bardha kundër dhunës. E konsideroj të turpshme lehtësinë me të cilën Gjykata e Shkallës së Parë, vendosi të rrëzojë masën e kërkuar nga Prokuroria për rastin e mjekut që u dhunua në spitalin Infektiv. Do të jem bashkë me mjekët në protestë në dyert e gjykatës, kur çështja të gjykohet në Gjykatën e Apelit. Vetëm një dënim meritojnë ata që dhunojnë mjekët: Burgun!

Të fundit