Flash News

KRYESORE

U martua me kryeministrin, Linda Rama tregon nga çfarë u detyrua të heqë dorë

U martua me kryeministrin, Linda Rama tregon nga çfarë u detyrua

Mbrëmjen e djeshme, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama ka qenë e ftuar “Në Kurthin e Piter Pan”.

Fëmijët pyetën Lindën se nga çfarë ka hequr dorë pasi bashkëshorti i saj u zgjodh kryeministër i vendit.

“Unë e dua profesionin tim dhe nuk kam hequr dorë, por kam hequr dorë nga të tjera gjëra që mendoj se ia vjen të heqësh dorë. Po unë kam dhënë mësim për shumë vite, ndërsa tani nuk jap më mësim, sepse nuk kam më aq shumë kohë, kështu që nga kjo kam hequr dorë”- ka treguar ajo.

Por ky nuk është një peng për Lindën pasi Zaho zë kohën më të madhe të ditës si dhe siç shprehet ajo, ia vlen të heqësh dorë për të fituar disa vlera më të mëdha.

Të fundit