Flash News

KRYESORE

U martuan në fshehtësi, Beyonce dhe Jay Z surprizojnë fansat dhe publikojnë për herë të parë binjakët

Beyonce dhe Jay-Z mbrëmjen e djeshme  kanë nisur turin e tyre muzikor “The Run II” dhe kanë surprizuar fansat me një lajm fantastik. Nëpërmjet një video ata transmetuan gjatë koncertit në Cardiff, ku çifti shfaqej në altar të veshur me të bardha, ndërkohë që i shoqëronin edhe binjakët e tyre Rumi Carter dhe Sir Carter, si dhe vajza e tyre e madhe Blue Ivy. Menjëherë fansat nisën postimet në rrjetet sociale se ata kanë bërë ribetimet e martesës së bashku me vogëlushët e tyre, pa njoftuar askënd, shkruan “Eonline”. Çifti festoi përvjetorin e 10-të të martesës në muajin Prill. Ata lidhën kurorë në vitin 2018, në një dasmë intime larg syrit të medias.

Të fundit