Flash News

KRYESORE

U martuan para 16 vitesh, provat që tregojnë se Arbana Osmani është ndarë nga bashkëshorti

U martuan para 16 vitesh, provat që tregojnë se Arbana Osmani

Pak ditë më parë u përfol në media se moderatorja e njohur e "Top Channel", Arbana Osmani, ishte duke përjetuar një krizë martesore me bashkëshortin e saj prej 16 vitesh, financierin Ardit Kero.

Arbana ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar sa i përket partnerit të saj, me të cilin ka edhe një djalë me emrin Jon.

Por ka disa fakte që tregojnë se Arbana është ndarë nga bashkëshorti dhe detaji i parë është se prej disa puntatash në emisionin që ajo moderon, "Dua të të bëj të lumtur", nuk ka pasur në dorë unazën e martesës.

Por jo vetëm kaq, moderatorja tashmë ka dalë në shtëpi më vete, ku po jeton vetëm me djalin e saj.

Ndërkohë, sipas burimeve të "Panorama Plus", bashkëshorti i saj ka udhëtuar drejt SHBA-së për tu larguar paksa nga situata e tensionuar, pasi mësohet se ndarja nuk ka qenë paqësore.

Kujtojmë që edhe pse në media është përfolur shumë kjo ndarje, ende nuk ka një reagim nga ana e moderatore Arbana Osmani.

Të fundit