Flash News

KRYESORE

U mburr me fotot e punimeve të Shkëmbi i Kavajës, komentuesit nxjerrin bllof Ramën

Kryeministri Edi Rama ka postuar sot në faqen e tij në facebook disa foto punimesh në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Rama shkruan bashkangjitur këtyre fotove se puna po vazhdon ditë e natë dhe gjatë sezonit veror për sistemimin e rrugëve dhe vendosjen e ndriçimit në zonën turistike të Shkëmbit të Kavajës, ndryshime këto që për 30 vite thota Rama nuk janë parë.

Por ndjekësve të vëmendshëm nuk u ka shpëtuar një detaj shumë i rëndësishëm: fotot që ka postuar kryeministri nuk janë aktuale.

Në foto, punonjësit janë me të gjata dhe si për ta përforcuar këtë, ka edhe kalimtarë të veshur me xhupa. Thua të kenë pasur ftohtë në këto temperature tmerrsisht të larta, apo janë foto të një rruge që është inaguruar kohë më parë?

Të fundit