Flash News

KRYESORE

U mbyt më 31 dhjetor në Liqenin e Pogradecit, familjarët gjejnë trupin e pajetë të peshkatarit

U mbyt më 31 dhjetor në Liqenin e Pogradecit, familjarët

Gjendet pas pesë ditësh trupi i pajetë i peshkatarit, Gëzim Seitllari, i cili u mbyt në Liqenin e Pogradecit që më 31 dhjetor, pasi kishte dalë për të peshkuar.

Edhe pse kërkimet për trupin ne tij nisën nga polumbarët menjëherë pasi familjarët njoftuan se kishin ndërprerë komunikimin me të, trupi i tij doli ditën e sotme në breg nga dallgët e forta.

Trupi i peshkatarit Gëzim Seitllari u pikas nga familjarët, të cilët kishin dalë me varkë duke kërkuar trupin e të ndjerit.

Kujtojmë, se polumbarët ndërprenë sot kërkimet për shkak të motit të keq.

Të fundit