Flash News

KRYESORE

U mbyt në liqenin e Shkodrës, 11-vjeçari “pikturoi skenën e vdekjes së tij” thotë i ati

Ognjen Rakocevic u gjet i vdekur në brigjet e Liqenit të Shkodrës, pasi besohet se u arratis nga shtëpia dhe ra në lumin Moraça.

I ati i 11-vjeçarit, Branko Rakocevic, beson se shumë vite para se të vdiste, djali pikturoi skenën ku trupi i tij u gjet i pajetë.

“Në vizatim duket vendi thuajse i njëjtë ku ai u gjet”, thotë Branko Rakocevic, teksa shton se “Në vizatim dallohet ishulli Vranina, në majë të të cilit djali vizatoi një kryq e mbi të një aureolë. Në pikturë duket edhe gjelbërimi i vendit”.

Psikologët janë treguar të rezervuar ndaj pretendimeve të babait të 11-vjeçarit se ai parashikoi vdekjen.

 

Të fundit