Flash News

KRYESORE

U mundua ta mbajë të fshehtë, Tur Hyska zyrtarisht në Klan

U mundua ta mbajë të fshehtë, Tur Hyska zyrtarisht në Klan

Prej disa kohësh në mediat online qarkullon lajmi se Turjan Hyskaj do të jetë në Tv Klan me një emision të ri. E mohoi disa herë, madje edhe kur u kap ‘mat’ në ambientet e Tv Klan me Aleksandër Frangaj.

Këtë lajm po ashtu e mohoi edhe në kontaktet e tij më të ngushta por tani nuk ka më asgjë për t`u fshehur pasi është zyrtare. Turjan Hyskaj do të jetë në Tv Klan sezonin e ardhshëm. Burime pranë Politiko.al kanë konfirmuar se Turi pret të mbarojë këtë sezon për të kaluar më pas në Klan sezonin e ri televiziv.

Ende nuk dihet saktësisht formati por besohet që do jetë emision me lojra. Këtë Turi e ka bërë dhe më parë në Vizion Plus. Pas një karriere të gjatë në Vizion Plus, Turi e lë këtë televizion për Klanin.

Të fundit