Flash News

KRYESORE

U nda nga bashkëshorti biznesmen, flet Jonida Maliqi: Besoj akoma në dashuri

U nda nga bashkëshorti biznesmen, flet Jonida Maliqi: Besoj akoma në

Ndarja e këngëtares Jonida Maliqi nga bashkëshorti biznesmen bëri bujë në media. Tashmë Jonida i është dedikuar djalit dhe karrierës së saj.

Këtë të shtunë këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb”. E pyetur nga moderatoret nëse ajo vazhdon të besojë në dashuri, Jonida është shprehur;

“Sigurisht që po, s’ka jetë pa dashuri. Përpos gjithë situatave që na ndodhin në jetë momente të lumtura, trishta, zhgënjimeve ulje ngritje nuk mund të jetosh pa dashuri. Është ajo që të krijon vetbesim, të mbush shpirtin dhe besoj se askush nuk dëshiron të jetëi vetëm”.

Më tej këngëtarja ka treguar se historia e saj e dashurisë ka nisur në moshë shumë të re.

“Unë jam kundër shprehjes se njeriu nuk ndryshon. Njeriu evolon me kalimin e  viteve edhe mënyra e të dashurit mund të jetë totalisht ndryshe. Kur je e vogël ti adhuron, idealizon. Vij nga një familje shumë e shëndetshme dhe  mendoj që si çdo femër kam qenë pro lidhjeve të gjata dhe natyrë shumë romantike. Brenda meje ka një adoleshente shumë pasionante. Sot mbi të gjitha komunikimi përkushtimi janë të rëndësishme në një marrëdhënie. Partnerin duhet ta kesh shokë.”,- rrëfyer Jonida.

Të fundit