Flash News

KRYESORE

U nda nga i dashuri, këngëtari britanik sërish në depresion

Këngëtari britanik Sam Smith po kalon një periudhë depresioni. Shkak mësohet të jetë ndarja nga partneri i tij, aktori Brandon Flynn.

Këtë fakt e ka pranuar vetë Smith gjatë një koncerti në New York ku foli hapur për gjendjen e tij shpirtërore, duke theksuar se ka rënë sërish në depresion.

Ai u tha fansave të qëndrojnë të fortë edhe në qoftë se janë duke kaluar një periudhë të keqe në jetën e  tyre.

Burime pranë aktorëve bëjnë të ditur për “The Sun” se marrëdhënia midis çiftit ishte e pamundur të vazhdonte pasi kanë qenë shumë të angazhuar me jetën e tyre profesionale dhe e kishin shumë të vështirë të qëndronin me njëri-tjetrin.

Linku origjinal këtu 

 

Të fundit