Flash News

KRYESORE

U nda nga jeta në moshën 91-vjeçare, ish-gjenerali Parllaku: Jeta dhe vuajtjet e Liri Belishovës gjatë komunizmit

U nda nga jeta në moshën 91-vjeçare, ish-gjenerali Parllaku:

I ftuar në studion e emisionit ‘Studio e Hapur’, me gazetaren Eni Vasili, Rrahman Parllaku, ish-gjeneral i dënuar nga Enver Hoxha, po flet rreth vështirësive me të cilat u përball Liri Belishova në diktaturën e Enver Hoxhës. Parllaku tregoi disa nga peripecitë dhe goditjet më të mëdha që pësoi Belishova.

Rrëfimi i Rrahman Parllakut:

 Pyetje: Çfarë simbolizon për ju Belishova?”

Parllaku: Të flasësh për Belishovën, flet për një njeri që në moshën 15-vjeçare hyri në Luftën Nacional Çlirimtare, ku humbi edhe syrin e saj. Me inteligjencën dhe guximin e saj arriti të udhëheqë të rinjtë anti-fashistë në Luftën Nacional Çlirimtare. Të drejtoje rininë ishte një barrë e madhe. Liria pati një rritje brenda një kohë të shkurtër në detyrat e saj falë vendosmërisë dhe inteligjencës së saj.

Pyetje: Kjo nuk  e pengoi Hoxhën ta sulmonte?

Parllaku: Liria pësoi dy goditje, e para në vrasjen e Nako Spiros. Enveri manipuloi dokumentat dhe ja vuri gjithë fajin dikujt tjetër dhe vetë doli pafaj. E afroi Lirinë duke i thënë se Nako u vra si rezultat i ndërhyrjes europiane. Por kjo nuk e bëri Lirinë që të bëhej nënshtruese ndaj vendimeve të Enver Hoxhës. Ajo ruajti qëndrimin e saj, pati guximin ta thotë fjalën dhe të përballej me Enver Hoxhën për problemet e udhëheqjes së partisë.

Pyetja: Enver Hoxha ja ka dalë të eliminojë të gjithë kundërshtarët?

Parllaku: Enveri donte nënshtrim. Persekutoi jo vetëm Lirinë, port ë gjithë familjen e saj. Liria përballoi shumë vështirësi edhe mbijetoi. Lirinë nuk e lejuan që në momentet e fundit të ishte pranë vajzës së saj dhe t’i lagte buzët me ujë. Vdekja e vajzës së saj është goditja e dytë e fortë e Lirisë. Kjo është diktatura që nënshtroi Liri Belishovën.

Të fundit