Flash News

KRYESORE

U nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë, cili ishte amaneti i fundit i aktorit Rikard Ljarja

U nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë, cili ishte

Dje u shua një tjetër ikonë e kinematografisë shqiptare, Rikard Ljarja.

Aktori i mirënjohur, me një galeri të jashtëzakonshme rolesh, mbylli sytë në moshën 77-vjeçare pas një sëmundje të rëndë në banesën e tij në Tiranë.

Ndonëse nderimet e tij në një kohë të vështirë pandemie do të kryhen brenda një rrethi të ngushtë familjar, mësohet se amaneti i tij i fundit ishte që të prehet përjetësisht në Shkodër.

Kështu, të afërmit e Ljarjes do t’i japin lamtumirën e fundit në vendin e tij të lindjes.

https://politiko.al/ndahet-nga-jeta-deda-te-rruge-te-bardha-aktori-rikard-larja-humb-jeten-ne-moshen-77-vjecare/

Të fundit