Flash News

KRYESORE

U nda nga Selena, Justin Bieber i dashuruar “kokë e këmbë” me aktoren Paola Paulin

Ndarja e Justin Bieber nga Selena Gomez bëri bujë, madje shumë prej fansave të tyre u mërzitën shumë.

Por, tashmë, secili po shijon jetën, ndonëse jo bashkë. Madje Justin Bieber raportohet të jetë në një lidhje me aktoren Paola Paulin.

 Burime pranë tyre bëjnë me dije për revistën “US Weekly” se këngëtari ka rënë kokë e këmbë në dashuri me aktoren.

Sipas burimit,  Justin dhe Paola kanë kaluar momente të këndshme pranë njëri-tjetrit më 27 shtator, duke shkuar edhe në kishë së bashku.

“Ata janë takuar rreth orëve të para të mëngjesit dhe ai dëshironte shumë që të shkonte në kishë me të në Beverly Hills”, ka thënë burimi. Pasi kanë qënë në kishë, çifti ka shijuar një darkë intime dhe romantike. “Ata janë fotografuar së bashku në kishë, pasi Justin dëshironte shumë që Paola të takonte pastorin”, shton më tej burimi për revistën “US Weekly”.

Të fundit