Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
U ndalua se tha 'Lavdi marksizëm-leninizmit'/ Rrëfimi i ish-policit me 3 fëmijë, si ia kujtoi Xhafës se ishte i papunë
Bujar Çala është 60 vjeç. Është nga Elbasani dhe prej 4 vitesh është i papunë. Është ish-efektiv policie, madje me detyra të rëndësishme në këtë polici, por është larguar me motivacionin e mosplotësimit të kritereve. Në momentin e largimit Çala thotë se ka qenë në krye të postës së Belshit, ndërsa kishte edhe atributet e një oficeri të policisë gjyqësore.
Teksa dëgjon rrëfimin e Bujarit mbi jetën dhe kalvarin e tij e di se fatin e tij kanë patur me dhjetëra kolegë të tij, ndërsa ai ka provuar të bëjë të gjithë përpjekjet e tij ligjore për të fituar të drejtën e tij. Nuk ia ka arritur pasi një gjykatë i ka dhënë të drejtë, por më pas e ka rrëzuar Gjykata e Lartë. Ish-drejtuesi i postës së Belshit, dorëzohet dhe për shkak se s`mori kurrë përgjigje nga asnjë instancë shtetërore, që nga kryeministria e deri tek ambasadat, ai vendos t`i zërë rrugën Fatmir Xhafës. Ministri ka qenë në dijeni të gjithë ngjarjes së tij, pasi, siç tregon vetë, ai i kishte shkruar, pasi kishte nevojë për punën, meqë familja e tij jetonin në kushte të vështira ekonomike. Por ministri nuk iu ka përgjigjur, derisa të martën ai vendosi t`i zërë rrugën, ta ironizojë me gjestet komuniste dhe më pas të shoqërohet në polici. Bujari, pavarësisht betejës së tij, është i sigurt që kurrë s`ka për ta fituar të drejtën që i takon!
Në çfarë detyre keni qenë kur jeni larguar?
Në momentin e largimit, kam qenë me detyrë shef i stacionit të Belshit, njëkohësisht edhe specialist për hetimin dhe parandalimin e krimeve. Po ashtu gëzoja edhe atributet e oficerit të policisë gjyqësore. U riktheva në polici në vitin 2008 deri në janar të 2014. Që nga `98 unë kam qenë sërish i liruar. Shkaku ka qenë i njëjtë; motiv politik. Kam filluar në vitin `92 në detyrën e oficerit të krimeve! Në vitin ‘98, kur edhe u lirova, atëherë isha në vitin e fundit të Akademisë së Rendit. Më larguan! Unë nuk arrita dot të kryeja as këtë shkollë, për shkak se atë vit erdhën në pushtet Partia Socialiste!
Çfarë ndodhi në 2014-n?
Si çdo herë, në mëngjesin e datës 21 janar, u nisa për në punë. Shkoja me furgonë se s`kisha makinë timen personale. Përpara së të arrija te stacioni i furgonëve, me telefon më njofton shefi i komisariatit, Nikollaq Palla, dhe më urdhëron të paraqitesha në zyrën e tij. Ashtu veprova. Shkova në zyrë dhe mendova se mund të kishte ndonjë problem që lidhet me punën time në zonën e Belshit. Por kishte diçka ndryshe; u lidh me telefon me shefin e kuadrit dhe pas pak ky shefi vjen në zyrën e shefit të Komisariatit me një letër në dorë që realisht ishte urdhri i lirimit tim. Më ra bomba mbi krye! I revoltuar dola nga zyra dhe mendja më shkoj të familja. Më se do ta ushqeja; Rovena, vajza e madhe, ishte në universitetin e Elbasanit, djali, Isai, në Tiranë dhe vajza e vogël, Rakela, në 9-vjeçare, në Elbasan. Ime shoqe, Merita, e papunë në shtëpi. S`dija nga t`ia filloja më!
Ndoqa procedurat ligjore duke ankimuar në gjykatën e Shkallës së Parë, Durrës, për lirim të padrejtë nga puna. Çështja u gjykua nga gjyqtari Genci Sinjari, njëherësh kryegjyqtar, i cili në përfundim të gjykimit shpalli të pavlefshëm urdhrin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi, që do të thotë e rrëzoi dhe më dëmshpërbleu me 18 paga, duke i tërhequr vëmendjen edhe juristes së drejtorisë së Policisë për lirime të padrejta dhe sjellje antiligjore me punonjësit e Policisë së Shtetit.
Pas kësaj, drejtoria e policisë së qarkut, bëri rekurs në Apelin Administrativ në Tiranë, e cila pas shqyrtimit të çështjeve me relatore Altina Nasufi, dhe anëtar Artur Malaj e Lindita Sinani rrëzuan vendimin e shkallës së parë. Unë dola i humbur. Vendimi i kësaj tresheje gjyqësore ishte vendim kriminal, pa asnjë lloj mbështetje ligjore. Këtë e vërtetoj edhe nga fakti se juristja e drejtorisë Inesa Elezi, në argumentet që i parashtroi gjykatës theksoi se kjo gjykatë në të gjitha rastet analoge i ka shpërblyer me 12 ose 6 paga. Pas kësaj, e çova çështjen time në Gjykatën e Lartë. Ishte viti 2015! Dhe kjo koka e madhe e drejtësisë, kjo mendje e ndritur që drejton Gjykatën e Lartë, nuk e pranoi rekursin tim. Kështu përfundimisht unë dola i humbur ekonomikisht, por edhe moralisht. Kjo është drejtësia shqiptare. Njerëz pa moral, të inkriminuar, të mbështetur nga politika dhe sahanlëpirës të saj vegjetojnë në organet e drejtësisë.
Në atë kohë ishte ministër Saimir Tahiri, çfarë përpjekjesh bërë që çështja jote të shkonte në zyrën e ministrit?
Realisht kam shkruar shumë letra-ankesë, drejtuar institucioneve të ndryshme si Kryeministrit, Avokatit të Popullit, Ministrit të Drejtësisë, që aso kohe ishte Ylli Manjani, ambasadave me radhë, edhe asaj amerikane, Presidentit dhe thuajse çdo institucioni, por asnjëherë Saimir Tahirit.
Pse?
I vetmi person në gjykimin tim i papërshtatshëm për detyrën e ministrit ka qenë Saimir Tahiri. Duke parë sjelljen e tij prej komsomolasi (rinia bolshevike) nuk kisha asnjë lloj besimi te ky njeri. Ky është shkaktari i shkatërrimit të organizatës së Policisë. Ky krijoi në Policinë e Shtetit celula terroriste, marksiste-leniniste, që nga emërimi i drejtorëve me të kaluar kriminale e deri tek shefat e rëndësishëm, të cilët nuk kryen detyrën në bazë të ligjit por u morën me politikë dhe kanabis. Rezultatet tashmë i dinë të gjithë.
Çfarë ndodhi pasi i zure rrugën Xhafës?
I dola përpara, sapo zbriti shkallët, dhe me grushtin lart i thashë: Lavdi marksizëm-leninizmit; rroftë diktatura e proletariatit, rroftë Komiteti Qendror i Partisë Komuniste Shqiptare me në krye Edvin Ramën. Ai më shikoi njëherë vëngër dhe më pas hyri në makinë. Ishte i shoqëruar me dhjetëra forca, civilë dhe me uniformë, të cilët shtangën. Pas kësaj ika në shtëpi. Pas një ore, shefi i rendit të komisariatit Elbasan më mori në telefon dhe më kërkoi të paraqitesha atje.
Afër shtëpisë sime erdhi fugoni i policisë dhe më shoqëruan në komisariat. Iu kërkova llogari e protestova në zyrën e shefit të rendit ku ishte i pranishëm edhe shefi i krimeve duke iu thënë se përse më keni thirrur, çfarë krimi kam bërë, pasi unë nuk shava askënd. Ato që e kanë mizën në kësulë të marrin kurajën dhe guximin të flasin. Unë po kërkoj të drejtën time, se jam në momente dëshpërimi të thellë. Kërkoj sërish të drejtën time nga shteti të cilit i jap taksa dhe i kam dhënë edhe gjithë karrierën time të ndërprerë sa herë kanë dashur. Edhe unë dua të jetoj si gjithë të tjerët! E di, që e drejta ime me këtë shtet dhe qeveri rilindjeje s`do të dalë kurrë, por unë do luftoj deri në fund!/shekulli
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38