Flash News

KRYESORE

U ndaluan nga policia e Selanikut, zhduken në drejtim të paditur 2 të rinj shqiptarë

U ndaluan nga policia e Selanikut, zhduken në drejtim të paditur 2

Dy shqiptarë kanë humbur gjurmët pasi janë ndaluar nga policia greke. Sipas gazetarit shqiptar në Athinë, Shpëtim Zinxhiria, dy djemtë që i përkasin  moshës 19 vjeç nuk disponojnë leje qendrimi, gjithashtu nuk kanë precedent penal si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi.

“Lajmin ja kanë bërë pak çaste më parë të afërmit e 19-vjeçarit Halit Laka nga Komuna Buz i Tepelenës, ku para 20 ditësh së bashku me një shokun e tij është ndaluar nga policia e Selanikut.

Dy djemtë të një moshe që u ndaluan nga policia gjatë kontrollit nuk disponojnë leje qëndrimi, gjithashtu nuk ka precedent penal si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi.

Haliti 19-vjeçar kishte dy muaj qe punonte në bujqësi si pastrues ullishtesh me disa nga kushërinjtë e tij. Nga të afërmit mësojmë se djali është shoqëruar në komisariatin e policisë të Selanikut së bashku me shokun e tij Arben Veliaj nga fshati Lofkend i Mallakastrës, Qarku Fier. Haliti humbi kontaktet ne prag te ditlindjes. Por...

Kontakti i fundit i tij ka qenë kur ka folur me motrën vetëm pak minuta duke i thënë: Qe jam i ndaluar ne Policin e Selanikut.

Familja është informuar nga disa të afërm të saj nga Selaniku ku e kanë njoftuar se djali i tyre është ndaluar nga policia e Selanikut për mungesë të leje qëndrimit në Greqi.

Humbja e dy të rinjve duhet të jetë një alarm për të dy vendet duke pasur parasysh se nga dita ne ditë rriten numrat e shqiptarëve të zhdukur.

Po sot është njoftuar dhe venë në lëvizje si gjithnjë Konsullata e Selanikut për të cilën edhe e falënderojmë.

Theksojmë se numri i shqiptarëve te zhdukur shkon ne 74, ku ende nuk ka filluar asnjë hetim”- shkruan gazetari Shpëtim Zinxhiria.

 

Të fundit