Flash News

KRYESORE

U ndërpre prej pandemisë, ‘Venecia’ jep opinionin në 18-19 qershor për emërimet në Kushtetuese dhe ‘anti-shpifjen’

U ndërpre prej pandemisë, ‘Venecia’ jep opinionin në

Në datat 18-19 qershor pritet të dorëzojë opinionet e saj Komisioni i Venecias autoriteteve shqiptare për dy çështjet e dërguara: për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, si dhe për paketën anti-shpifje.

Puna në këtë komision u ndërpre për dy muaj për shkak të situatës së krijuar nga pandemia covid-19.

Më 7 mars Venecia dha një draft paraprak lidhur me përplasjet mes parlamentit dhe presidentit për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Interpretimi i Presidentit për Gjykatën Kushtetuese, thuhet i arsyeshëm në raport ndërsa Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka pasur një sërë mangësish deri tek vendimet që Venecia i quan “të diskutueshme” në vitin 2019.

Të fundit