Flash News

KRYESORE

“U ndjeva i provokuar nga ministri”, Paloka flet për momentin kur mori televizorin dhe tentoi të qëllonte Ramën

“U ndjeva i provokuar nga ministri”, Paloka flet për momentin

Nënkryetari demokrat i Kuvendit, Edi Paloka ka komentuar edhe momentin e shumë përfolur, kur gjatë seancës parlamentare të së enjtes tentoi të hedhë një telefizion në drejtim të kryeministrit.

I ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, Paloka e cilësoi këtë moment këtë si humbje të kontrollit ardhur si rrjedhojë i një provokimi nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në drejtim të deputetëve të opozitës.

“Nuk e mbaj veten për njeri të qetë dhe sigurisht që ajo nuk ishte gjë normale. S’ishte pamje e bukur. Por ishte një moment. Ministri i Jashtëm i fshehur pas Gardës që qëllon, nuk ka rëndësi se me çfarë me miell, vezë, apo ujë, por në cilin vend të botës ndodh që ministri qëllon deputetët e opozitës. Në atë moment mu errësua shikimi dhe gjëja e parë që kapa ishte ajo. Por u kthjellova shpejt…”, ka pohuar Paloka.

Të fundit