Flash News

KRYESORE

"U ndjeva si idiot, i blea një makinë", - Fabregas tregon kur humbi bastin

"U ndjeva si idiot, i blea një makinë", - Fabregas tregon

Ish-mesfushori i Chelseas, Cesc Fabregas, ka treguar një histori mjaft interesante në kohën kur luante me blutë e Londrës. Ai tregon se humbi një bast me portierin Willy Caballero dhe u detyrua t'i blinte një makinë.

"Shumë herë, për shumë vite pas stërvitjeve qëndroja pak më gjatë për të gjuajtur penallti. Gjithmonë vendosja baste me portierët për ta bërë lojën më interesante.

"Kurrë nuk humbisja asnjë. Një ditë, në vitin 2018, ishte radha të dueloja me Willy Cabalerron dhe i thashë atij se nëse do të më priste penalltinë do t'i blija një Ranger Rover.

"Ai i priti dhe unë e vendosa bastin para të gjithë ekipit dhe nga një djalë me shumë besim, por ndihesha si personi më idiot në botë. Të gjithë po qeshnin dhe talleshin me mua dhe unë duhet të paguaja bastin.

"Shkova në një varrezë makinash dhe gjeta një Ranger Rover të shkatërruar. Kushtonte e gjitha 950 paundë. E mora dhe ditën tjetër u thashë të ma sillnin në stërvitje. Qeshëm të gjithë me shokët e ekipit", - tha mesfushoi spanjoll.

Të fundit