Flash News

KRYESORE

U ngarkua nga Rama për masterplanin ‘Tirana 2030’, arkitekti Stefano Boeri nën hetim në Itali

U ngarkua nga Rama për masterplanin ‘Tirana 2030’, arkitekti

Arkitekti italian, Stefano Beori, një emër i njohur tashmë edhe për publikun shqiptar është nën hetim nga autoritet italiane. 

Boeri është arkitekti që u zgjidh nga kryeministri Edi Rama për hartimin e masterplanit “Tirana 2030”, por rezulton se është vënë nën hetim nga autoritetet italiane për procedurën që çoi në konfiskimin e qendrës shumëfunksionale të Norcias në Itali, pasi Boeri është përfshirë si drejtor i punimeve, shkruan Ansa.it.

Bashkë me arkitektin, nën hetim është edhe kryetari i Bashkisë së qytetit të Norcias, Nikola Alemanno.

Akuza ndaj tyre lidhet me shkeljen e rregullave për ndërtimin e qëndrës, pa u miratuar më parë leja e ndërtimit. Ata kishin kërkuar të ndërtohej në një zonë të mbrojtur.

Dispozita thekson se qendra është ndërtuar në një zonë të mbrojtur, pasi është brenda Parkut të Maleve Sibillini dhe në një zonë me interes për komunitetin. Konfiskimi parandalues ​​u urdhërua nga magjistrati i Spoletos me kërkesë të prokurorit.

Boeri është caktuar si arkitekti që do të bëjë ndryshimin dhe zhvillimin e Tiranës, duke hartuar planin e ri urbanistik, pas miratimit në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

 

Të fundit