Flash News

KRYESORE

U nis për një vrasje por bëri aksident, policia në ndjekje të 35-vjeçarit nga Cërriku

U nis për një vrasje por bëri aksident, policia në ndjekje

Mëngjesin e sotëm është parandaluar një vrasje e mbetur në tentativë. Me pushkën e dylbitë gati për vrasje? I riu shkakton aksident, por arratiset pa mbërritur Policia. Aksidenti duket se ka parandaluar nje ngjarje e cila do te perfundonte tragjikisht.

Policia e Cërrikut njofton se ka shpallur ne kerkim nje person dhe po punohet për kapjen e shtetasit me inicialet K.C., 35 vjeç banues në Cërrik. Ky person, në aksin rrugor Elbasan- Cërrik në Lagjen nr 2 “Cërrik”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka goditur dy automjete.

Si pasojë, është dëmtuar pasagjerja e njërit prej mjeteve, shtetasja E.SH., 33 vjeçe banuese në Belsh e cila ndodhet në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën. Por duke e ditur qe ne vendngjarje do te mberrinte Policia, drejtuesi i mjetit tip “Benz” pas aksidentit, ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me te shpejte. Policia ka bërë shpalljen në kërkim te tij dhe po punon intensivisht për kapjen e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e shtetasit të lartpërmendur Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë sportive e llojit pushkë pneumatike, në të cilën ishte montuar një pajisje optike (dylbi), si dhe një kuti me saçme metalike të kalibrit 4.5 mm. Dyshimet e para te Policise jane se ky shtetas ishte nisur per te kryer nje vrasje, por kapja e tij do te zbardhe me shume detaje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga neni 290, 273 dhe 280 të Kodit Penal.

Të fundit